Holbrooke: Afganistani më keq se Iraku
Mynih-Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar aleatët e tyre se luftimi i kryengritjes në Afganistan mund të tregohet më i vështirë se sa në Irak, dhe u bënë thirrje që të japin më shumë trupa dhe pajisje. Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Mynih, ambasadori amerikan Richard Holbrooke tha se nevojitet një qasje e re për Afganistanin, e cila gjithashtu do t'i përfshinte të gjithë fqinjët, përfshirë Iranin, dhe në veçanti Pakistanin. Holbrooke tha se lirimi i Afganistanit nga kryengritja do të jetë një "përpjekje e gjatë dhe e vështirë".