Australi: Frike nga gjarpërinjtë dhe krokodilët

Mbi 200 mijë banorë të Queenslandit po ballafaqohen me vërshimet më të mëdha në këtë pjesë të Australisë në 50 vitet e fundit. Me mijera shtëpi private anembanë tërë këtij shteti federal janë përmbytur, pa daljes nga shtrati të lumenjve të fryrë pas shirave të mëdha disa ditëshe.
Autoritet në Queensland kanë tërhequr vemendje për paraqitjen e problemeve shëndetësore, por edhe për rrezikun nga krokodilët dhe gjarpërinjtë e ujit në shtëpitë e përmbytura.
Nga 22 qytete të këtij shteti janë bërë evakuime të banorëve të goditur nga përmbytjet. Banorët e mbetur kanë probleme me mungesë ushqimi, me furnizimin me energji elektrike dhe me ujëra të ndotura të ujësjellësve.
Sipas autoriteteve lokale, uji në viset e përmbytura do të qëndrojë më shumë se një javë, kurse shpenzimet e pastrimit do të kalojnë disa miliarda dollarë australianë.