Skandal diplomatik, arrestohet ish e dashura e ambasadorit në Australi

Policia australiane arrestoi në natën e ndërrimit të viteve ish te dashuren e ambasadorit të Maqedonisë në Australi, Pero Stojanovski, njoftoi Sudney Morning Herald.
Sipas gazetës, e dashura u arrestua pasi ajo kishte drejtuar kërcënime, dhe kishte ndërhyrë pa leje në shtëpinë e ambasadorit Stojanovski në Sidnej.
Policia australiane theksoi se bëhet fjalë për Lidija Dumbalovska, 37 vjeç, e cila akuzohet se gjatë të hënës së kaluar kishte hyrë në shtëpinë e ambasadorit dhe kishte grabitur sende me vlerë, duke përfshirë laptopin, llogari hoteli dhe një çantë familjare. Dyshimet për këtë ndërhyrje të paligjshme të Dumbalovskës, e cila më parë kishte pasur lidhe dashurie me ambasadorin, ka qenë për motive xhelozie, pasi ajo ka zbuluar një lidhje të re të ambasadorit Stojanovski.
Policia australiane do të ngrejë kallëzim penal kundër shtetases së Maqedonisë, pasi që ajo ka kërcënuar se do të publikojë në internet informacione të padëshirueshme për jetën private të ambasadorit.