Australi, Gillard paralajmëron për përmbytje të tjera

Kryeministrija australiane Julia Gillard paralajmëroi vendin që të jetë e përgatitur për vdekje të tjera për shkak të përmbytjeve në Kuinslend. Vërshimi i ujrave në rajonin e Kuinaslend u mori jetën 8 personave në një ditë të vetme.
Një operacioni madh kërkimi e shpëtimi është duke u zhvilluar për më shumë se 70 persona që konsiderohen ende të humbur, por kryeministrja Julia Gillard thotë se australianët duhet të përgatiten për më të keqen.
"Kombi ka nevojë për të shtrëngojë veten për faktin se numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve mund të rritet", tha ajo. Tooëoomba eshte qyteti i fundit po përjeton gjithashtu përmbytjet më të rënda në gjysmë shekulli.
Edhe Grantham u përfshi nga ujrat edhe përmbytjet tashmë janë nisur në drejtim të qytetin e tretë më të madh të Australisë, Brisbane. Banorët në periferi janë duke u evakuuar ndërsa qe nga dita e djeshme ata po marrin më shumë ndihmë financiare.