Fillon dënon vrasjen e dy francezëve në Nigeri

Kryeministri francez Fransua Fillon dënoi vrasjen e dy pengjeve franceze në Nigeri.
Ai tha se dy francezet ishin vrarë nga pengmarrësit gjatë një operacioni ushtarak për t`i liruar ata.
Duke folur për gazetarët në rezidencën e Kryeministrit, Fillon ngushëlloi familjet e pengjeve, që u rrëmbyen javën e kaluar nga një bar.
"Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave dhe për nusen nigeriane e cila ishte fejuar me një nga pengjet", tha Fillon.