Tunizi, vazhdojnë protestat

Për të disatën ditë me radhë, ka vazhduar përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin e Kaserinës në Tunizi.
Sipas opozitës edhe dita e hënë ka qenë e përgjakshme duke shënuar të paktën 10 viktima nga ana e protestuesve që të gjitha të qëlluara me armë zjarri nga policia.
Qindra persona, që nga fundjava kanë dalë në rrugët e Kaserinës për të protestuar për rritjen e cmimeve dhe mungesën e vendeve të lira të punës.