Nënshkruhet pak ushtarak Japoni-Kore e Jugut

Ministri i mbrojtjes japonez Toshimi Kitazaua vizitoi fshatin Panmunjom, që cilësohet si fshati i armëpushumit si pjesë e turit të tij për të promovuar bashkëpunimin mes ushtrisë japoneze dhe Koresë së Jugut.
Kitazaua vizitoi ndërtesat e përdorura për negociata midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Koreja e Jugut mbetet ende e zemëruar kundër sundimit kolonial japonez, por dy vendet kanë rënë dakord kohët e fundit për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak si kundërpërgjigje ndaj armiqësisë Koresë së Veriut.
Media lokale njoftoi se të dy palët janë duke punuar në drejtim të nënshkrimit të paktit të tyre të parë ushtarak.
Ministri i mbrojtjes japonez u takua me homologun e tij i Koresë së Jugut të hënën në kohën kur tensionet mes Koreve janë rritur ndjeshem pas sulmit të Phenianit në Korene Veriore që i mori jetën 4 personave .