E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, Hakerët kinezë vjedhin projektin e ndërtesës së agjencisë së zbulimit

Një politikan australian ka konfirmuar raportet se piratët kompjuterikë kinezë vodhën projektet e ndërtesës së re kryesore të agjencisë australiane të zbulimit që po ndërtohet në Kanberra.

Kryeministri australian Julia Gillard e kundërshtoi dje këtë raport, duke e quajtur të pasaktë dhe pabazë.

Por, ligjvënësi i opozitës George Brandis tha sot se lajmi iu konfirmua atij nga organizata australiane e sigurisë së zbulimit. Ai tha se projekti i ndërtesës ishte vjedhur vite nga piratët elektronikë kinezë më parë.

Një radio australiane njoftoi këtë javë se piratët kinezë në internet kishin vjedhur projektet e ndërtesës së re të agjencisë së spiunazhit, dhe se projektet përmbanin informacion të detajuar rreth sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit kabllor të kësaj agjencie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›