E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Këshilli për të Drejtat e Njeriut debaton për Sirinë

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, sot pritet të debatoj për propozim-rezolutën, me të cilën dënohet regjimi i Sirisë për përdorimin e luftëtarëve libanezë të Hezbollahut në luftën kundër forcave kryengritëse.

Sipas propozim-tekstit të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Katari, Damaskut i tërhiqet vërejtja se prania e luftëtarëve të jashtëm në Siri paraqet kërcënim serioz për stabilitetin rajonal.

Militantët e Hezbollahut pro-iranianë kanë luftuar së bashku me forcat e qeverisë së Sirisë këtë muaj, në një ofensivë për marrjen e kontrollit ndaj qytetit Qusair, afër kufirit me Libanin.

Propozim-rezoluta, që pritet të debatohet në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, poashtu u bënë thirrje autoriteteve të Sirisë që të lejojnë qasje të lirë dhe të papenguar të Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive humanitare tek të gjithë civilët e prekur nga dhuna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›