E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi/ Rrëzohet avioni, humbin jetën dy pilotë


Dy pilotë kanë humbur jetën në veri të qytetit Australia, Darëin, pasi aeroplani me të cilin ata udhëtonin është rrëzuar në një bazë ushtarake. ngjarja ka ndodhru të hënën, raporton media lokale. Menjeherë pasi është ngritur nga pista, mjeti fluturues ka patur disa probleme, duke regjistruar vështirësi në pilotim, dhe për pasoje është rrëzuar në bazën RAAF, informon oficeri i policisë për territorin verior, Mark Payne. Mjeti fluturues i tipit Embraer 120 , ka një kapacitet prej 30-vendesh, por fatmirësisht në kohën e aksidentit, nuk ka patur pasagjerë në bord. Ende nuk është qartësuar shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore, dhe kompania që e posedonte avionin, ka deklaruar se ështe e gatshme ta bashkëpunoje më autoritetet për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›