E Diel, 1 Nëntor 2026

LDD: Kosova është shteti më i korruptuar në Evropë


Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se, Kosova është një ndër shtetet më të korruptuar në Evropë falë kësaj qeverisjeje, e cila, sipas kësaj partie, "ka mungesë të kapaciteteve për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, mungesë të vizionit, si dhe mungesë të vullnetit për të vënë në agjendë luftimin e korrupsionit, i cili gjendet fatkeqësisht në dikasteret me të rëndësishme institucionale".

Këto vlerësime, siç u tha të hënën në mbledhjen e Kryesisë së LDD-së, të kryesuar nga kreu i saj Nexhat Daci, vijnë edhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se degët e saj në Kosovë dhe diasporë janë fuqishëm të mobilizuara dhe të motivuara që në vazhdim të shtojnë aktivitetin e tyre.
Lidhja Demokratike e Dardanisë në bazë të statutit të saj, ka vendosur që më 10 prill të mbajë Konventën e dytë të partisë, ku do të marrin pjesë 501 delegatë, për të cilën konventë tashmë është caktuar edhe këshilli organizativ.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›