Konservatorët kryesojnë në Britani

Konservatorët britanikë gjenden në krye të sondazheve, në prag të zgjedhjeve legjislative që do të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar në datën 6 maj.
Kështu tregojnë rezultatet e dy sondazheve të sapo publikuar në vend.
Kështu, sipas një studimi të kryer nga gazeta “News of the World”, me rreth 1002 persona, rreth 38 për qind e tyre janë pro konservatorëve të David Cameron, me rreth gjashtë pikë para laburistëve të Kryeministrit Gordon Brown, me 32%.
Në qendër, liberal-demokratët me 19 për qind.
Një tjetër sondazh i zhvilluar nga YouGov për “Sunday Times” u jep konservatorëve 38 për qind, laburistëve 31 për qind dhe liberal-demokratëve 19 për qind.
Megjithatë, të dy sondazhet flasin për një Parlament pa shumicë. Kështu, pavarësisht rikuperimit në sondazhe, Gordon Brown duket se është i detyruar të përdorë një letër që ai do të kishte preferuar ta evitonte: Tony Blair-in.
Sipas asaj që shkruan “Sunday Telegraph”, sipas një pakti që Gordon ka nënshkruar me Blair-in, ky i fundit do të përpiqet “ta godasë” liderin konservator, David Cameron, mbi mungesën e modernizimit dhe ideve të reja të kësaj partie.
Siç dihet, kryeministri Brown kohëve të fundit është përballur me akuza se ka trajtuar keq anëtarët e personelit të tij.