E Diel, 1 Nëntor 2026

India teston raketën supersonike BrahMos

Mediat indiane bënë të ditur se vendi ka testuar një version të ri më të manovrueshëm të raketës kryqëzore supersonike BrahMos.

Agjencia The Press Trust e Indisë citoi zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes të kenë thënë se raketa u lëshua nga një luftanije në lëvizje në brigjet lindore të Indisë dhe goditi një anije që kishte si objektiv.

Zyrtarët thanë se raketa me shpejtësi supersonike ndryshoi me sukses drejtimin para se të godiste objektivin.

Raketa BrahMos e ndërtuar në bashkëpunim me Rusinë, ka mbushje konvencionale që arrijnë një rreze gati 300 kilometra.

Nuk dihet se a ka njoftuar India për këtë test vendet fqinje dhe rivalin bërthamor Pakistanin.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra mes vete që nga viti 1947, për shkak të grindjes për territorin e kontestuar të Kashmirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›