Berlusconi, “Kavalieri” i vetmuar

Silvio Berlusconi ka një armik të vërtetë të madh në fushatën aktuale elektorale në Itali: dekurajimin e popullit të tij. Një përzierje e largimit të vëmendjes dhe rënies së popullaritetit të tij, edhe pse nuk përkthehet në një moment të favorshëm për palën kundërshtare, ushqen një tendencë të fortë abstenimi.
Sondazhi i fundit i realizuar nga Renato Mannheimer konfirmon se partia Populli i Lirisë po vuan pasojat e një vetëpërçarjeje të heshtur. Tendenca është të bojkotohen qendrat e votimit, të nxitet indiferenca ndaj tyre gjë që përkthehet në pakënaqësi, zhgënjim dhe mungesë angazhimi. Është fantazma e vitit 2006 që i imponon Berlusconit në këto orë të fundit edhe zgjedhjen për të disatën herë të një rrugë të vetmuar, me çmimin e ngritjes së akuzave të pabaza dhe fjalëve për komplote. “Një kundër të gjithëve”, si gjithnjë që prej 16 vitesh. Kundër armiqve. Por, edhe kundër përkrahësve të tij që janë tepër të brishtë.
Imazhi simbol i vitit 2006 është i lidhur me paraqitjen që bëri që Berlusconi të duket i humbur në mes të skenës politike.
Berlusconi po shfaqej në atë kohë si i shpartalluar politikisht, por më pas përkrahësit i transmetuan një energji të jashtëzakonshme në elektoratin e tij. Nëse lideri i qendrës së djathtë e mori veten nga situata e disavantazhit dhe mbërriti vetëm një hap larg triumfit të lavdishëm, ishte sepse në Vinçencë ai u tregua i aftë të thërriste sërish në betejë ushtrinë e abstenuesve të tij. Bëri të qartë një ligj të vazhdueshëm të kësaj “republike të dytë” neurotike: fitohet vetëm nëse arrin të tërheqësh drejt qendrave të votimit atë pjesë të popullit që nëpërmjet abstenimit shpreh zhgënjimin.
Në vitin 2001, qendra e majtë humbi sepse largoi shumë prej tyre.
Në vitin 2006, Berluskoni arriti një fitore që dukej e pamundur pikërisht sepse në momentin e duhur preku kordat e elektoratit dhe e mobilizoi atë pjesë të lodhur dhe depresive të tij.
Abstenimi është arma më e fortë në një demokraci ku janë të rralla kalimet e hapura të pushtetit nga njëra fushë në tjetrën.
Albert O. Hirshmann e kishte identifikuar këtë me “daljen” e elektoratit, tentativën për t’u tërhequr dhe për të bojkotuar një udhëheqje zhgënjyese.
Protagonizmi i Berlusconit ka për qëllim të evitojë pikërisht këtë largim të elektoratit, por edhe mungesat e një partie apatike. Një i vetëm kundër të gjithëve, edhe një herë tjetër.
Në këtë pikë, vetëm Berlusconi gjen terrenin e tij të përshtatshëm. Por, gjen edhe dobësinë e klasës drejtuese, që i është lënë pikërisht atij dhe nuk është në gjendje të përfaqësojë në mënyrë autonome pikën e referimit për elektoratin. Dhe të përballet me bindje me fantazmën e abstenimit.