E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, arrestohen dy të dyshuar si zjarrvënës

Sidnej - Pas tragjedisë së zjarreve të fundit në Australi, policia ka vënë në pranga dy të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Përmes një deklarate për shtyp, policia bën të ditur se ''Dy personat u arrestuan pas një thirrjeje telefonike që i bënë policisë, duke i bërë të mundur policisë sinjalizimin e sjelljes së tyre të dyshimtë''. Policia nuk ka saktësuar nëse dy personat kishin lidhje direkte me origjinën e zjarreve të vullnetshme, njëri prej të cilëve shkaktoi vdekjen e të paktën 20 personave.

Ndërkohë, 181 persona kanë humbur jetën gjatë zjarreve të ditëve të fundit në Australi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›