Spanja hyn zyrtarisht në recesion pas 16 viteve
Madrit - Spanja duket se whstw njw ndwr vendet mw prekura nga kriza globale. Sipas shifrave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave të publikuara sot, Spanja pësoi tremujorin e katërt një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me një për qind në raport me muajt e mëparshëm dhe kjo rënie e dytë ekonomike shpalli dhe hyrjen e vendit në recesion për herë të parë që nga viti 1993. Kjo shifër do të konfirmohet nga Banka e Spanjës, e cila më 28 janar deklaroi rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto spanjoll me 1,1 për qind tremujorin e katërt, citon AFP.