E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, fundoset anija, mbyten 9 klandestinë mes tyre 1 fëmijë

AUSTRALI- Autoritetet australiane bëjnë të ditur se një fëmijë ka humbur jetën dhe tetë persona janë zhdukur, pasi anija e tyre u përmbys në Oqeanin Indian. Sipas rojeve bregdetare, kjo anije peshkimi para se të fundosej pranë Ishullit Christmas mbarte 97 klandestinë, të cilët donin të shkonin në Australi. 

Ky ishull shërben shpesh si destinacion për anijet që transportojnë emigrantë nga Indonezia. Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë u shpreh se 88 persona kanë mundur të mbijetojnë dhe kryesisht janë nga Afganistani, Irani dhe Sri Lanka.

Duke filluar nga viti 2007, mbi 45 mijë azilkërkues, më së shumti nga Afganistani dhe Lindja e Mesme kanë mundur të shkojnë në Australi nëpërmjet kësaj mënyre, ndërsa më shumë se 1 mijë të tjerë janë mbytur.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›