E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 40-vjecari vritet për gjakmarrje, sapo ishte kthyer nga emigrimi

LEZHË-Ekzekutohet për gjakmarrje një 40-vjecar në Tale të Lezhës, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi në Itali. Viktima është identifikuara si Ludovik Ujka, dhe është ekzekutuar me armë zjarri para banesës së tij.

40-vjecari mësohet se ishte dënuar në vitin 2006 për vrasje, ndërsa është liruar nga burgu vetëm para dy vitesh. Pas lirimit ai mësohet të ketë emigruar në shtetin fqinj Itali, por kthimi sërish në vendlindje i ka kushtuar jetën.

Policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, por nuk bën të ditur identitetin e tij për arsye hetimi, ndërsa po punohet për kapjen.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›