Gjakmarrja, ekzekutohet me 13 plumba 40-vjeçari, në hasmëri prej vitit 2002
Një histori gjaqesh që nuk merr fund kurrë. Me fillesë që në vitin 2002, viktima më e fundit e gjakmarrjes mes dy fiseve ka qenë 40-vjeçari Ludovik Ujka, i ekzekutuar me 13 plumba pasditen e djeshme pak metra larg banesës së tij në fshatin Tale 1 të Lezhës. Vetëm 20 ditë më parë 40-vjeçari ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte prej 4 vitesh, pas lirimit nga burgu në vitin 2009, ku ishte dënuar me 25 vite për vrasje. Ujka është ekzekutuar para lokalit që kishte nisur të ndërtonte vetëm 10 metra larg banesës. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës pohojnë se autorët dyshohet të kenë qenë dy dhe i kanë ditur mirë lëvizjet e 40-vjeçarit, pasi kanë ruajtur momentin kur ai ka qenë vetëm dhe e kanë vrarë. Blutë pohojnë se autorët i janë afruar lokalit me një makinë tip "Benz" dhe nga dera e pasme kanë nxjerrë kallashët e kanë qëlluar mbi Ujkën me breshëri, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas policisë, vrasja është bërë për motive hakmarrje, pasi familja Ujka është në hasmëri me familjen Biba, ndërkohë që tashmë ka identifikuar edhe autorët dhe është vënë në kërkim të tyre.
NGJARJA
Rreth orës 18:00 të së premtes një automjet tip "Benz", pa targa është afruar pranë lokalit në ndërtim të 40-vjeçarit Ludovik Ujkaj dhe ndërsa autorët kanë parë se ai ishte vetëm, e kanë qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur. Më pas me shpejtësi, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar edhe syrit të banorëve, pavarësisht se fshatit Tale 1 ka vetëm një rrugë. Pas të shtënave, të cilat janë dëgjuar në të gjithë fshatin, të parët që kanë dalë, kanë qenë familjarët e viktimës, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.
POLICIA
Blutë e Lezhës dhe forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për t'iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Mësohet se mbi 40-vjeçarin ishin derdhur plot 13 plumba, për të mos i lënë asnjë shans që të mbetej gjallë. Policia ka ngritur postblloqe të shumta në të gjitha hyrjet dhe daljet e rrugëve që lidhin fshatin Tale me autostradën dhe në Lezhë. Ndërsa burime zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se vrasja dyshohet se është bërë për motive hasmërie, pistë e vetme, e cila edhe po hetohet. Kjo, pasi familja Ujka dhe Biba ishin në gjak prej vitit 2002, gjë e cila ka forcuar dyshimet e bluve të Lezhës se autorët janë pikërisht nga familja Biba. Sipas grupit hetimor, autorët e vrasjes kanë mësuar me detaje lëvizjet e Ludovik Ujkës, i cili lëvizte vazhdimisht i shoqëruar nga frika e hakmarrjes. Bazuar në dëshmitë e familjarëve, policia e Lezhës është shprehur se ka identifikuar njërin prej autorëve dhe po punohet për arrestimin e tij.
KUSH ISHTE LUDOVIK UJKA
Sipas policisë së Lezhës, më 26 janar të vitit 2006, nga një operacion i organizuar nga forcat speciale RENEA është bërë i mundur arrestimi i Ludovik Ujkës. Ujka ka qenë në kërkim ndërkombëtar i dyshuar për vrasjen më 1 shtator të vitit 2003 të Zef Ndoj (Biba) dhe të dashurës së tij, Eleni Muri, po ashtu ka tentuar të vrasë edhe Kastriot Ndojn (Biba), në fshatin Tale të Lezhës. Ludovik Ujkën, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të "Vrasjes", "Vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtjes pa leje", por pas apelimit në Gjykatën e Apelit, Ujka mori pafajësinë 4 vite më parë, pasi familjarët e viktimës Zef Ndoj deklaruan se nuk ishte ai autori i vrasjes. Lodovik Ujka kishte gjashtë vite që ishte martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ndërsa pas daljes nga burgu në 2009, ishte larguar drejt Italisë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Lezhë, 40-vjecari vritet për gjakmarrje, sapo ishte kthyer nga emigrimi