E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi në Lezhë: PD-ja në aksion për të çmontuar koalicionin e 1 prillit

olldashi-ne-kukesLezhë- Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi u ndal sot në Lezhë nga ku i kërkoi anëtarëve të PD-së atje se me të në krye të kësaj force politike do të punojnë për të çmontuar siç e cilësia aio marrëvehsjen PS-LSI, koalicionine  1 prillit.

Olldashi tha se demokratët duhet të ndërtojnë një mekanizëm perfekt opozitar për të cmontuar mazhorancën e koalicionit të ish Partisë së vjetër të Punës.

Marrëveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI riktheu partinë e vjetër të punës. 1 Prilli ishte rithemelimi i Partisë së Punës. Nga ky moment, ne duhet të fokusojmë si kundershtarin tonë politik, ish partinë e vjetër të Punës, pra do të thotë , Partinë Socialiste dhe LSI-në bashkë, pra do të thotë banditët e PS-se dhe hajdutët e LSI-se, të gjithë bashkë. Duhet ti fokusojmë dhe ti godasim me të gjithe fuqinë tonë politike. Skena politike në Shqipëri nuk ka tre pole, por dy: ka ish Partinë e vjetër të Punës dhe opozitën e Partisë Demokratike. Ky është një kufi i qartë të cilin, ne duhet ta vendosim menjëherë. Kjo parti ka rrëzuar Partinë e Punës në 1992, ka rrëzuar mazhorancën e korrupsionit në 2005. Partia Demokratike këtë aliazh e rrëzon në përpjekjen e parë elektorale, në zgjedhjet lokale të vitit 2015,-tha ai.

Kandidati Olldashi komentoi edhe qëndrimet më të fundit të Partisë Socialiste lidhur me premtimet e saj për shëndetësinë dhe politikën fiskale.

Ndërkohë në vijim të fushatës për postin e Kryetarit të PD-së, Sokol Olldashi zhvilloi një bashkëbisedim edhe me aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Mirditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›