E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi hetime per abuzimet me femijet

Kryeministrja britanike Xhulia Gillard njofton nisjen e nje komisioni hetimor pas akuzave per abuzim me femije ne kisha, shoqata bamiresie dhe shkolla. Gjate kesaj kohe qeveria ka qene ne presion te vazhdueshem pas daljes ne drite te raportimeve te ndryshme per abuzime me femijet pergjate dekadave te tera. Shumcia e akuzave lidhen me kishen katolike. Komisioni mbreteror, trupi me I larte I hetimit ne australi nuk do te perqendrohet vetem tek kishat por do te zgjeroje hetimet ne gjithe vendin, tha kryeministja Gillard ne kanberra.
“Ka patur shume deshmi te rriturish, te cilet kane pare me syte e tyre kete te keqe. Une besoj se kesaj situate eshte e nevojshme t’i pergjigjemi me ngritjen e nje komisioni mbreteror”.
Nje komision tjeter hetimor parlamentar ka nisur punen per abuzime ne shtetin e viktorias.
Kryeministrja tha se komisioni mbreteror do te garantoje qe cehstja te hetohet ne kontekstin kombetar.
“Une besoj se komisioni do te sheroje plaget e hapura, por vecanerisht une shpresoj se rekomandimet e tyre do te na ndihmojne qe kjo situate te mos perseritet me”.
Nje prej viktimave te abuzimit, Tommi Kampion, tha per mediat lokale se hetimi nuk duhet te fokusohet vetem tek kisha katolike.
Komisioni mbreteror pritet te nise punen ne fund te vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›