Sot bisedimet Prishtinë-Beograd, nuk ndryshon axhenda
Bruksel- Për shkak të një vonese ajrore bisedimet Kosovë-Serbi të parashikuara të rinisnin ditën e djeshme do të rifillojnë ditën e sotme në Bruksel. Dhe siç raportohet nga mediat kosovare nuk ka asnjë ndryshim në axhendë pavarësisht vonesës një ditore.
Sa i takon bisedime më herët ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces Robert Kuper ka nënvizuar dje se kryefjala do të jetë bashkëpunimi dhe marreveshja për kufijtë.
Me rëndësi të madhe, jo e vetmja, është marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës paraqet një proces të komplikuar- deklaroi Kuper.
Ndërkaq Kuper ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është esencial në rrugën e integrimit të vendeve të rajonit.
Politika jonë në Ballkan, gjatë dhjetë vjetëve të fundit ose edhe më gjatë, është përshkruar si evropianizim, çfarë do të thotë se bashkëpunimi rajonal është ekstremisht i rëndësishëm- shtoi më tej Kuper.
Ndërpreja e bisedimeve për disa kohe ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve Prishtinë-Beograd sa i takon përfaqësimit të vendit në takimet rajonale si dhe rezoluta 12 44.
Shkrime të tjera me interes:
- Bisedimet Kosovë-Serbi, mungon delegacioni i Prishtinës Bruksel- Takimi i sotëm i parashikuar të mbahej në Bruksel,...
- Prishtinë-Beograd, sot rinisin bisedimet Raundi i 8-të i bisedimëve mes Kosovës dhe Serbisë, me...
- Prishtinë-Beograd, arrihet marrëveshja Bruksel- Në ditën e tretë të bisedimëve Prishtinë-Beograd për menaxhimin...