E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për manipulatorët e zgjedhjeve

Të dyja palët kanë rënë dakord që dhunuesit e zgjedhjeve të dënohet me burgim, duke vendosur në Kodin e ndryshuar kategorizimin e këtyre veprave dhe duke i detajuar ato me kujdes.

Akte si falsifikimi i dokumenteve zgjedhorë, braktisja e detyrës, blerja e votës, manipulimi i listave zgjedhore apo detyrimi i administratës dhe nxënësve për të marrë pjesë në fushata elektorale, me përfshirjen në Kodin Penal nuk do të dënohen më me gjobë, por me burg.

Këto ndryshime shihen si të domosdoshme, nisur nga incidentet e ndodhura në proceset zgjedhore. Me gjithë mbledhjen e zgjatur komisioni nuk arriti të mbyllë të gjitha ndryshimet në kodin penal, pasi kanë mbetur ende pa u diskutuar disa amendamente të sjella nga mazhoranca, opozita dhe shoqëria civile për ndëshkimin e dhunës në familje. /Start/

                                                                                             2012-02-21 17:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›