KLD prezanton reformën në gjyqësor para trupit diplomatik
Këshilli i Lartë i Drejtësisë prezanton reformën në gjyqësor, gjatë një takimi me ekspertë ndërkombëtarë dhe krerë të përfaqësive diplomatike në vendin tonë. Zëvëndëskryetari i KLD , Kreshnik Spahiu tha se reforma do të rrisë performancën e sistemit gjyqësor në vend.
Kreshnik Spahiu “Me reformën e re do të rritet cilësia në gjykime. Gjyqësori shqiptar ndodhet në një proces historik. Do të rrisim cilësinë në gjykime, për të përmirësuar praktikat negative”
Numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaroi se sistemi i së drejtës është bërë shpesh pre e kritikave në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Një ndër kushtet e ndërkombëtarëve ka qënë reformimi i këtij sistemi. Në nj ëintervistë të fundit për TV Klan Spahiu pohoi se do të merren masa drastike dhe ndaj avokatëve që bëhen shkak për zvarritjen pa fund të proceseve gjyqësore.