E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions League, Real Madrid-Milan sfida më interesante

Dy prej klubeve më të mëdha në Europë, që sëbashku kanë fituar 16 Kupa Kampionësh do të ndeshen sot në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid – Milan është gjithnjë një ndeshje tërheqëse panvarësisht gjendjes së secilit ekip dhe këtë do ta vërtetoni në ora 20:45 direkt në Supersport. Kjo përballje ka një histori të hershme që në turneun e parë të Kupës së Kampioneve në sezonin 1955/56. Real eliminoi Milan në gjysmëfinale dhe më pas të fitonte trofeun. Klubi i njohur spanjoll ka dalë triumfator nga fusha 9 herë nga 11 ndeshje të zhvilluara me kundështarin italian. Mungesa kanë të dy skuadrat dhe më të rëndësishmet janë Cristiano Ronaldo për vendasit dhe Gattuso për miqtë. Por Champions League nuk ka vetëm këtë sfidë sot.
Në grupin A, Bordeaux do të presë Bayern Munchen që duhet të luftojë për fitoren pa lojtarë të rëndësishëm si Ribery e Robben. Këtu ekipe ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh nga 4, por baravarezët janë të parët falë golavarazhit. Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Juventus dhe Maccabi Haifa. Skuadra e Ciro Ferrara ka barazuar 2 ndeshjet e mëparshme dhe nëse do të ecë më tej duhet të fitojë me kundërshtarin nga Izraeli. Chelsea që kryeson grupin D kërkon suksesin e tretë përpara Ateletico Madrid. Anglezët nuk do të kenë golashënuesin e tyre më të mirë Drogba që është i skualifikuar dhe duhet të mbrohen nga ofensiva e Aguero dhe Forlan. Në Tv Klan ndeshja në transmetim do të jetë ajo mes Ëolfsburg – Besiktas. Një mbrëmje që duhet zbuluar kjo e Champions League si gjithnjë në Supersport dhe Klan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›