Australi, shpëtohen nga mbytja 123 emigrantë

Zyrtarët australianë thonë se 123 persona, shumica prej tyre emigrantë, kanë shpëtuar nga një anije që fundosej gjatë lundrimit për në Australi.
Kryeministrja Julia Gillard, tha në Parlamentin e këtij vendi, se në anije vlerësohej si ishin prej 123 e deri në 133 persona, kur ajo filloi të fundosej në Oqeanin Idnian, në veri të territorit australian, Kristmas Ajlend.
Po vazhdon operacioni i kërkimit për gjetjen e personave të tjerë të ndodhur në anije.