Pershkallezohen tensionet Turqi-Siri
Figura të larta të ushtrisë siriane kanë kaluar në Turqi, bëjnë me dije mediat turke. Një gjeneral, 2 kolonelë dhe 2 majorë dhe rreth 30 ushtare thuhet se kanë kaluar ne provincën Hatay mbrëmjen e së dielës.
Ata janë pjesë e një grupi prej 200 vetësh që kanë kaluar kufijte gjatë natës, thotë agjencia e lajmeve Anatolia.
Tensionet mes dy vendeve janë përshkallezuar më shumë ditët e fundit, pasi ushtria siriane qëlloi një avion turk F-4. Ditën e shtunë, avioni me dy pilotë në bord u qëllua nga sistemet mbrojtëse siriane, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit.
Kabineti turk do të diskutoje për çështjen në fjalë të hënën, një ditë pasi ambasadorët e NATO-s të takohen në Bruksel.
Ankaraja i është referuar nenit 4 të statusit të NATO-s, sipas të cilit kërkohen konsultime kur një vend aleat ndjen se siguria e tij po kërcënohet. Më shumë se 33 mijë njerëz kanë emigruar në Turqi, që kur shpertheu dhuna në Siri në mars të vitit të kaluar.