Zjarre te fuqishem ne SHBA
Zjarre të fuqishëm vazhdojnë të djegin Koloradon ne SHBA. Flakët kërcënuan një kamp veror në Pikes Peak. Televizionet kanë shfaqur pamje me shtëllunga tymi të zezë në ajër. Flakët gjigande në pyllin kombëtar Pike kanë djegur deri tani 1.012 hektarë që prej së shtunës dhe kanë detyruar evakuimin e rreth 11 mijë banorëve.
Flakët ishin të dukshme edhe nga Garden of the Gods, një park në Kolorado që është mjaft popullor për alpinistët.
Guvernatori i Kolorados Xhon Hikenluper në një komunikim me mediat foli për vështirësitë e betejës me flakët.
“Problemi është se zjarri me anë të erës mund të përhapet me shpejtësi. Ajo që do mundohemi t’u themi njerëzve është të ruajnë qetësinë dhe të evakuohen nga shtëpitë. Deri tani janë 8 vatra zjarri dhe situata është vërtet serioze”. Deri tani nuk raportohet për viktima nga flakët. Zjarre gjigande përfshinë në fillim të muajit edhe Nju Meksikon dhe Arizonën, duke shkaktuar viktima dhe duke djegur mijëra hektare pyje.