E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ne SHBA mban ligjin per emigrantet

Gjykata e lartë në Shtetet e Bashkuara la në fuqi ligjin e shtetit të Arizonas në lidhje me emigracionin. Ligji ishte kundërshtuar fort nga presidenti Obama dhe administrata e tij që argumentonte se normat e tij binin ndesh me Kushtetutën dhe ligjet federale.

Administrata e presidenti Barak Obama dërgoi në Gjykatën e Lartë 4 pika të ligjit të emigracionit të miratuar nga Arizona. Gjykata vlerësoi se 3 prej tyre nuk shkelnin as Kushtetutën, as ligjet federale dhe as të drejtat themelore të njeriut.

Ligji i emigracionit në Arizona u jep të drejtë forcave të policisë t’u kërkojnë lejet e qendrimit të gjithë personave për të cilët “lind një dyshim i arsyeshëm”. Ligji dhe pika të tij janë marrë edhe nga pesë shtetet të tjera të SHBA-së.

Cështja e emigracionit është shndërruar në debatin e fundit të dy kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara. Obama dhe Romney kërkojnë të marrin sa më shumë mbështetës, Obama nëpërmjet ligjeve që liberalizojnë qendrimin e emigrantëve, ndërsa kandidati republikan duke premtuar më tepër liri e projekte punësimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›