Australi, sulmohen kryeministrja dhe lideri i opozitës

Rreth 50 policë shoqëruan zyrtarët e lartë nga një restorant në Kanberra, ku u ishin rrethuar nga rreth 200 indigjenë. Indigjenët raportohet se i ka zemëruar lideri i opozitës me një deklaratë ku thotë se ambasada prej çadre duhet të hiqet (në 40-vjetorin e saj).
Dy liderët ishin në këtë zonë për të shpërndarë medaljet e meritave për njerëzit që shërbyen në kohët e vështira të përmbytjeve të viteve 2009 dhe 2011.
Rreth e rrotull u mblodhën shumë protestues, të cilët e bertisnin "turp" dhe “racist”. Kryeministrja dhe lideri i opozitës vendosen te largohen, por u detyruan të prisnin rreth 20 minuta derisa në vendngjarje mbërritën forcat e specializuara të sigurisë. Kryeministrja dukej me e shqetesuar per liderin e opozites se për veten e saj, pasi ai ishte ne objektivin e protestuesve.
Gjatë largimit në rrëmujë e sipër, njëri prej truprojave nuk lejoi që kryeministrja të rrëzohej por më pas u pa se aty zonja Gillard kishte humbur njërën këpucë. Këpucën e morën protestuesit si një trofe nga beteja e sotme.
Ambasada çadër e indigjenëve është vendosur në vitin 1972 nga katër persona në shenjë proteste kundër kryeministrit të kohës, i cili kishte refuzuar t’ju njihte të drejtën e tokës indigjenëve./Start/F. Prroni/
2012-01-26 12:51