Debatojnë për viktimat e “21 Janarit”!

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, akuzoi Kryeministrin Berisha se po kërkon të çmontojë institucionet për të mohuar vrasjet e 21 janarit.
"Dje Berisha deklaroi se 21 janari nuk do të hetohet nga drejtuesi aktual. Për mua nuk ka rëndësi se kush do hetojë, por ky është skenar për të çmontuar institucionet e vendit dhe për të bërë një hetim kryeministror", tha deputeti Tahiri. Deputeti i PD-së, Edi Paloka, akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, se po bashkëpunon me kreun e opozitës në hetimet për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.
"Një vit më parë Ina Rama nuk bëri asnjë kërkesë për organizatorët, sot pas një viti na vjen me këto kërkesa. Pse iu desh një vit për të përcaktuar se kë do të hetojë nga garda dhe opozita. Ta sqarojë, pasi ngjarja e 21 janarit është e qartë për të gjithë ata që kanë pasur një televizor. Të gjithë e panë. E vetmja që nuk pa e nuk dëgjoi është Ina Rama", deklaroi deputeti Paloka.
Më ashpër në akuza ishte deputeti i opozitës, Erion Braçe, i cili akuzoi Topallin si të përfshirë në vrasje më 21 janar. “Atij zotnisë tjetër kryeministër i erdhën njerëzit në bulevard dhe i vajtën në kangjella dhe i kthyen prapanicën (me falni për shprehjen) dhe nuk i bënë gjë zyrës së tij dhe ai i vrau për këtë fakt. Në ligjin e Gardës përcaktohet se Garda është në varësi të ministrit të Brendshëm”, tha Braçe. Kur ndërhyri Topalli, ai iu përgjigj: Ke vrarë njerëz.
Topalli nga ana e saj, tha se "ne të gjithë e dimë se protesta e 21 janarit ishte e planifikuar dhe e organizuar me të gjitha mjetet, por planifikuesit dhe organizatorët do të përgjigjen, dhe i pari mes tyre e ka emrin Edi Rama". /Start/
2012-01-26 16:00