Topi dekoroi 11 mjekë të shquar

Me këtë rast, në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua një ceremoni solemne dekorimi, në prani të mjaft mjekëve specialistë, kirurgëve, profesorëve, miqve e familjarëve të të dekoruarve, si dhe të anëtarëve të Kabinetit të Presidentit.
“Është një ditë shumë e veçantë për mua, për Institucionin, që në këtë ceremoni të nderoj disa nga figurat më të shquara që i kanë dhënë emër mjekësisë shqiptare, por në të njëjtën kohë t’ju them që ceremonitë e kësaj natyre dhe për mjekët, për profesorët e mjekësisë shqiptare, sigurisht nuk përfundojnë këtu. Sot më shumë se kurrë, vëmendja përqendrohet ndoshta në mënyrë të pamerituar tek konsumet e ‘scoop-eve’ mediatike, politike. Ajo që po e mbush më shumë jetën tonë, duke lënë shpesh herë pa vlerësuar, ai që është kontributi konkret në profesionet praktike, qoftë në fushën e mjekësisë, në fushën e ekonomisë, në fushat e inxhinierisë, por edhe në fusha të tjera, pa i përmendur të gjitha këtu”, tha Topi.
Kryetari i Shtetit, Bamir Topi, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve presidenciale, vlerësoi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, Prof. Dr. Shefqet Ndroqin (Pas vdekjes) . Presidenti Topi nderoi gjithashtu me Urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh”: Janko Theodhosin (Pas vdekjes), Dhimitër Vavakon (Pas vdekjes), Jolanda Koçin (Osmanlliun) (Pas vdekjes), Kel Naraçin (Pas vdekjes), Anesti Kondilin; Agron Belishovën; Flamur Tartarin; Bedri Bylykun; Sulejman Zhuglin, dhe Hysen Hetën. /Start/
2012-01-26 16:06