Australi, vijon të mbetet e rëndë situata nga përmbytjet
Australia vijon të jetë e pushtuar nga uji, i cili tashmë ka gjunjëzuar plotësisht shtetin e Viktorias. Në një prej qyteteve të saj, ne Horsham është shënuar përmbytja më e madhe në 200 vitet e fundit ndërsa pritet që niveli I ujit të arrijë maksimumin në martën.
Qindra banorë janë evakuuar pas kërkesës së bërë nga autoritetet. Për shkak të rritjes së lumit Uimmera, deri në 111 shtëpi në qytetin e 7.000 banorëve mund të preken nga përmbytjet.Ndërkohë qyteti i Eçukas mbetetnën ujë pas përmbytjeve të shkaktuara ditë më parë. Katër lumenjtë kryesorë në Viktorias kanë përmbytyr 3.500 njerëz dhe 1.600 prona.
Sipas shërbimit meteorologjik 200 milimetra shi kanë rënë në disa pjesë të vendit gjatë pesë ditëve. Në Brisbane deri në 10.000 vullnetarë erdhën për të ndihmuar në pastrimin e qytetit pas lumi Brisbane arriti kulmin të enjten duke përmbytur mijëra shtëpi dhe biznese.