E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, situatë e vështirë nga përmbytjet dhe i ftohti

Të prekurit nga përmbytjet në Indi në qytetin Leh u ankuan për mungesën e objekteve bazë të siguruar në skemën e qeverisë federale për rehabilitim.
 

Temperatura e ulëta kanë mbyllur pjesën më të madhe banorëvë në shtëpitë e tyre, por ata nuk po marrin asnjë ndihmë ndërsa jetojnë në temperature të ulëta për shkak të të ftohtit nga ëbora e madhe.

Rajoni u përfshi nga dëbora ndërsa temperaturat shënuan rënie deri në minus 17 gradë Celsius. Vështirësitë kryesore me të cilat ballafaqohen të prekurit e përmbytjeve në kushtet e motit të ashpër janë mungesa e energjisë elektrike dhe ujit.Vetë kryeministri Manmohan Singh kishte njoftuar për një fond prej 28 milionë dollar gjatë vizitës së tij në këtë qytet.
 

Si pasojë e përmbytjeve në Leh të Indisë të paktën 183 persona, duke përfshirë 35 ushtarë, 18 punëtorë tibetian, tre francezë, si dhe një turist spajoll e një tjetër Italian mbetën të vdekur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›