E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liban, Hezbollah: Nuk do të kthemi më në qeveri

Kreu i organizatës militante Hezbollah deklaroi se ata dhe aleatët e tyre nuk do kthehen më në një qeveri, e cila do të drejtohet nga kryeministri Saad al Hariri.
 

Kjo ka qenë deklarata e parë e Hezbollah, që pas rënies së qeverisë së Libanit për shkak të largimit nga qeveria të ministrave të kësaj organizate.
 

Deklarata e Hasan Nasrallah vjen një ditë para se të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re të Libanit.
 

Ai tha se nesër emri i kryeministrit Hariri nuk do të jetë i preferuar për ta dhe se Hezbollah do nisë të mbrohet nga ndonjë gjyq i mundshëm i OKB për vrasjen e të atit të tij, Rafik Hariri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›