Haiti, rikthehet në atdhe ish-presidenti

Është rikthyer në atdhe ish-presidenti Haitian, Jean Claude Duvalier.
Ish-presidenti rikthehet në Haiti 25 vjet pasi u rrëzua nga një protestë popullore.
Duvalier, i njohur edhe si “Baby Doc” mbërriti në haiti në një fluturim nga Franca, ku edhe ka jetuar në mërgim.
Ende nuk bëhen të ditura arsyet që e bënë Duvalir të kthehej në atdhe, ku ai është akuzuar për korrupsion.
Haiti ndodhet në një krizë politike, pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara.