Boterori 2014

Shqipëria mund t'i ketë marrë 4 pikë Norvegjisë në eleminatoret e kampionatit botëror, ndërsa vazhdon të luftojë ende me Zvicrën për vendin e parë në grup.
Por, për të parë sesa e pabarabartë është kjo luftë na ndihmon një krahasim i buxheteve të dy federatave.
Federata Norvegjeze e Futbollit shpreson të ketë xhiro prej 90 milionë eurosh në këtë vit financiar.
Nga ana e saj, FSHF ka një buxhet të parashikuar prej 2.1 milionë eurosh.
Kaq para, Norvegjia i shpenzon vetëm për ekipin kombëtar.
Ndërkaq, edhe 3 lojtarë të tjerë me origjinë nga Kosova dhe me bazë në Zvicër mund të bashkohen me kombëtaren.
Fjala është për Orhan Mustafin, Edmond Selmanin dhe Albion Avijajn.
Mustafi është sulmues 23-vjeçar, me ka luajtur 5 ndeshje me Zvicrën U21.
Selmani është mesfushor dhe luan për Zvicrën U19. Po ashtu Avijaj është në Zvicrën U19 dhe ndodhet tek Volfsburgu në Gjermani. Ai luan sulmues.
Së fundi, sulmuesi i kombëtares, Edgar Çani, mund të zbresë në kategorinë e dytë italiane.
Trapani e kërkon në Serinë B. Ai ndodhet tek Katania që për momentin kërkon ta mbajë në skuadër, por ku ka luajtur pak.