E Diel, 1 Nëntor 2026

Australia do të shtojë trupat në Afganistan

Canberra - Australia do të dërgojë një kontingjent prej 330 trupash shtesë në Afganistan. Këtë fakt e deklaroi vetë kryeministri australian, Kevin Rud, duke iu përgjigjur thirrjes së ShBA-ve për luftën kundër talebanëve.

Trupat ushtarake, dhe një numër i vogël ekspertësh policie, do të trajnojnë forcat afgane për sigurimin e zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen në këtë vend.

Numri i ushtarëve australiane më ketë shtim do të shkojë në 1550, duke e shndërruar këtë vend në kontribuuesin më të madh me trupa përveç NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›