Gjermani, kërcënohet me vdekje ministri gjerman
Berlin - Prestigjiozja “Bild” publikon sot se ministri i Brendshëm gjerman, Wolfgang Schaeuble, është vënë nën shënjestrën e ekstremistëve islamikë. Sipas saj, ekstremistët kanë lëshuar në internet një apel për vdekjen ministrit.
Schaeuble është nismëtar dhe mbështetës i Konferencës Islamike për dialogun ndërmjet myslimanëve, shteteve dhe besimeve. Kërcënime kanë marrë edhe presidenti i Këshillit Qendror të myslimanëve të Gjermanisë, Ayyub Axel Koehler, dhe peshkopi Wolfgang Huber, kreu i kishës evangjeliste gjermane.
Pjesëmarrësit e forumit në internet kanë kërcënuar tre të sipërpërmendurit, ndërkohë që vlerësojnë lart anëtarët e grupit terrorist "Sauerland", që janë në proces gjyqësor në Dueseldorf.