Turqi, atentat ndaj ish-ministrit të Drejtësisë
Ankara - Agjencia turke e lajmeve "Anadoll" njofton se një grua e shtirur si studente aktivizoi sot një bombë në një universitet të Ankarasë. Akti ndodhi gjatë kohës që universiteti po vizitohej nga ish-ministri i Drejtësisë, Hikmet Sami Turk.
Ish-ministri deklaroi se shpërthimi ndodhi vetëm pak metra larg tij. Ndërkohë, policia bëri të mundur arrestimin e menjëhershëm të gruas, e cila mbante në trup edhe dy mekanizma të tjerë eksplozivësh.
Hikmet Sami Turk nuk është shumë i pëlqyer nga organizatat e majta në Turqi për politikat që pati ndjekur gjatë kohës kur ishte në detyrë. Ai ka marrë kërcënime të tjera edhe më parë.