E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vdekja e parë nga gripi i derrave

Mësohet se në SHBA vdes personi i parë i prekur nga gripi i derrit. Në deklaratën për shtyp të autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë, u deklarua se në Teksas, një fëmijë 23 muajsh vdiq si pasojë e virusit "H1N1", njohur si gripi i derrit. Ndërkohë nuk u dha asnjë informacion i mëtejshëm.

Në shtetin më të prekur nga virusi i derrave, Meksika, mësohet se ka mëse 150 të vdekur dhe dyshohet se mbi 2000 persona janë të prekur nga ky virus.

Vdekja e parë nga gripi i derrave ndodhi në SHBA. Dyshohet se rreth 65 persona të tjerë janë të prekur nga ky virus në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›