Australia, gjobë 2 milionë euro Apple-it për mashtrim
SIDNEJ Sipas agjencisë së lajmeve, ANSA, gjykata australiane ka dënuar gjigandin Apple me pagesën e një gjobe prej thuajse 2 milionë euro për mashtrim “me qëllim” të konsumatorëve mbi aftësitë e versionit të fundit të Ipad se mund të lidhet me rrjetin e 4 brezave (4G).
Çështja u dërgua në vëmendje të drejtësisë australiane të Komisionit për konkurrencën në mbrojhtje të konsumatorëve pas disa spoteve të përhapura nga grupi amerikan. /M.A./