E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano Edi Rama nuk mund te njehsohet me PS-ne

Lideri historik i së majtës Fatos Nano i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziut në TV Klan hedh dritë mbi angazhimin e tij politik, pas dështimit në kandidaturën presidenciale, ndërsa akuzon kreun aktual të opozitës shqiptare se prioritet të tij ka karrierën personale dhe jo bashkimin e së majtës dhe për shkak të tij Partia Socialiste po lëngon.
“Shfaqja e fundit e paaftësisë së Edi Ramës, kreut të sotëm të Partisë Socialiste për të përballuar sfidën në dinjitetin e kreut të opozitës, është shfaqja e fundit e lëngatës së PS-së, e cila për shkak të Edi Ramës ka kohë që lëngon dhe sëmundja është organike”-deklaroi lideri i PS-së në nisje të bisedës e gazetarin Fevziu.

Sipas tij Edi Rama nuk ka arritur në 7 vjet të luftojë dhe të jetojë në PS, si edhe nuk ka arritur të interpretojë vlerat dhe aftësitë e socialiste në pluralizëm.
“Është një fakt i dhimbshëm që kreu aktual i PS nuk arrin të hyjë në zemrat e PS-së dhe kjo lidhet me interesat e Ramës”- shprehet Nano, ndërsaq e bën përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 2009-ës, pasi sipas tij devijimi i votave në 2009 është bërë nga vetë Rama, të cilit i mungon arsyetimi dhe veprimi politik.
“Ai ka tjetërsuar interesat thelbësore të socialstëve, por këmbëngul që interesat e socialistëve lidhen me një grup interesash, Rama vazhdon të neglizhojë të gjitha garat me një mungesë të theksuar arsyetimi dhe veprimi politik”-deklaron Nano, i cili theksoi se Edi Rama nuk mund të njehsohet me PS-në, sepse për të prioritet është karriera personale dhe jo bashkimi i së majtës, ndërsa pohon se edhe pse mund të mos ketë votuar për Edi Ramën, nuk ka votuar kundër Partisë Socialiste.

Më tej ai shton se nuk e miraton drejtimin e PS-së me stilin e shoëmanit te Ramës, teksa flet për lidhjet me socialistët që janë njerezore, politike dhe besimi. “Unë i kam drejtuar socialistët në fitore”- shprehet Nano, ndërsa shton se do të jetë aktiv në dobi të shërimit të PS-së, të izolimit të sëmundjeve duke i bërë humbës dhe në funksion të bashkimit të së majtës. Ai i bëri thirrje Ramës që të heshtë dhe të dëgjojë zërat e socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›