Australia i dhuron princit britanik George një krokodil!
SIDNEJ- Australia Veriore i ofroi sot një dhuratë të pazakontë princit të vogël të Britanisë së Madhe, George, një krokodil me emrin e tij.
"Krokodili u lind më 3 dhjetor 2012, ditën kur Kate dhe William deklaruan se po prisnin një fëmijë", deklaroi kreu i qeverisë lokale, Adam Giles.
Kjo dhuratë është tradicionale.
Kate dhe William kishin marrë dhuratë një çift krokodilësh nga qyteti Darwin, kryeqyteti i rajonit, edhe me rastin e fejesës së tyre.
Adam Giles tha se shpresonte që kjo dhuratë të shtynte princin dhe prindërit e tij për të vizituar një ditë Australinë veriore.
Qeveria lokale krijoi një faqe në rrjetin social Facebook, të quajtur "George, Krokodili Mbretëror", që princi të mund të ndjekë jetën e tij nga larg.
Kur krokodili të ketë arritur moshën 18 vjeç, George do të vendosë nëse do ta marrë atë pranë vetes.
(m.a/afp/BalkanWeb)