KQZ pritet të mbyllë sot rinumërimin e votave në Qarkun Shkodër
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon të enjten rinumërimin e votave të qarkut Shkodër me hapjen e kutive të ZAZ-së 7 dhe 8. Ky proces pritet të përmbyllet mbrëmjen e sotme me përfundimin e rinumërimit të 417 kutive në total të kësaj zone zgjedhore. Deri tani janë rinumëruar votat e 330 kutive, ndërsa dy ZAZ-të e fundit, nr. 7 dhe, 8 kanë respektivisht nga 45 dhe 42 kuti.
Nga tetë ZAZ që ka ky qark KQZ ka rinumëruar deri tani votat e 6 prej tyre, nga ku nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat.
Kutitë e Shkodrës po numërohen në sallën e mbledhjeve të KQZ-së nga tetë grupe, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi monitorohet nga përfaqësuesit e partive politike.
KQZ vendosi rinumërimin e votave në Shkodër, pas pranimit të ankesës së Partisë Republikane që kërkonte pavlefshmëri në këtë zonë zgjedhore, duke pretenduar se i është marrë një mandat.
Por, kjo vendimmarrje e KQZ-së u ankimua nga PS në Kolegjin Zgjedhor, i cili, dje vendosi ta shtyjë shqyrtimin me themel të kërkesës në fjalë për më 26 korrik.
TABELA E RINUMERIMIT NE QARKUN SHKODERV (Sipas raportimit të gazetarit Mariglen Mërtiri)
PARA RINUMËRIMIT
PD 45799 vota
PR 4930 vota
PAS RINUMËRIMIT
ZAZ Nr.1
PD humbi 176 vota arriti në 45623 vota
PR humbi 94 vota dhe arriti në 4836 vota
ZAZ Nr. 2
PD mori 8 vota dhe arriti në 45631 vota
PR fitoi 6 vota dhe arrtit në 4842 vota
ZAZ Nr.3
PD humbi 2 vota arriti në 45629 vota
PR fitoi 1 votë arriti në 4843
ZAZ Nr.4
PD fitoi 61 vota arriti në 45690 vota
PR fitoi 9 vota arriti në 4852 vota
ZAZ Nr.5
PD ka fituar vetëm 1 votë dhe arriti 45691 vota
PR nuk ka ndryshuar (4852 vota)
ZAZ Nr.6
PD fitoi 31 vota dhe arriti në 45722 vota
PR ka humbur 1 vote dhe shko në 4851 vota
Gazetari Mariglen Mërtiri raporton se në total janë rinumëruar 330 Qendra Votimi, nga ZNZ nr.1 deri në numrin 6.
Në total 330 qendra votimi
Partisë Republikane i duhet 230 vota për të marrë mandat
(e.m/BalkanWeb)