Rama: Auditim ndërkombëtar për krizën, INSTAT jo në 'tutelën' e qeverisë
TIRANË- Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtues bankash në vend. Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek hapat e domosdoshëm që duhen ndërmarrë për konsolidimin e sistemit fiskal në vend, duke shtuar se për këtë duhen shifra reale.
Në cilësinë e kryeministrit të vendit Rama ka hedhur piketat e programit të qeverisë së re për konsolidimin e sistemit fiskal në vend. Dy cështjet ku u ndal Ram ishte auditivi ndërkombëtar për të vlerësuar situatën ekonomike në vend si dhe INSTAT të pavarur.
Fullani: Integrimi ne BE, mënyra më e mirë për të përballuar krizën aktuale
Guvernatori Fullani vlerësoi pranin e Ramës shumë të rëndësishme, pasi ai do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme, teksa bëri një pasqyrë të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
"Prania e zotit Rama si kryeministër i ardhshëm i jep rëndësi të vecantë takimit. Sektori bankat është jo vetëm kontribuuesi më i madh dhe me efektiv për rritjen ekonomike të vendit, por dhe kursimtari i familjeve shqiptare dhe destinatori i fondeve në ekonomi. Tryeza i paraprin programit që do të ndjekë qeveria e re për buxhetin ekonomik dhe për qeverinë e ardhshme”, u shpreh Fullani.
Numri 1 i Bankës së Shqipërisë në krah të Edi Ramës tha se “mënyra më e mirë për të përballuar krizën aktuale është Integrimi Evropian”.
vijon...