Australia lobon për Kosovën

Ambasadori i Australisë në Kosovë, Michael Potts, ka deklaruar se vendi i tij do të kontribuojë për sigurimin e njohjeve të reja për pavarësinë e Kosovës.
Në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, deri më tash pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 63 vende dhe ne dëshirojmë të punojmë me Kosovën në mënyrë që numri i këtyre njohjeve të rritet, e posaçërisht do të inkurajojmë disa nga fqinjët tanë që ta njohin pavarësinë e Kosovës, ka theksuar Potts, të martën në Prishtinë, gjatë një takimi me Presidentin Fatmir Sejdiu.
Ambasadori australian ka dorëzuar letrat kredenciale.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Sejdiu dhe ambasadori Potts biseduan rreth zhvillimeve të gjertanishme në vendin tonë, gjegjësisht për zhvillimet në skenën politike, në shtimin e numrit të njohjeve si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Australia po i jep Kosovës.
Biseduam edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, në kuptimin e përmbushjeve së kritereve të mira të jetës për qytetarët e vendit, në bashkëpunimin ekonomik dhe forma të tjera që do të jenë të mundshme me këtë vend që ka peshë të veçantë në skenën ndërkombëtare, sidomos edhe në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në proceset e tanishme po ashtu edhe në nivel të mbështetjes për sigurimin e njohjeve të reja, ka thënë Presidenti Sejdiu.
Potts ka theksuar se si ambasador i Australisë në Kosovës, për periudhën e ardhshme 3-vjeçare, do të angazhohet që të ndërtojë marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe do ti inkurajojmë një numër të madh të kosovarëve që jetojnë dhe janë shkolluar në Australi të japin kontributin e tyre në rindërtimin e Kosovës.