Thaçi: Zgjedhje historike
Kryeministri Hashim Thaçi priti të martën në një takim përfaqësuesit e Rrjetit Europian të Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), të kryesuar nga Darko Aleksov, me të cilët ka diskutuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 15 nëntorit.
Thaçi ritheksoi përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë momenti më i rëndësishëm historik për Kosovën. Suksesi i plotë i tyre do të reflektojë për të mirën e vendit në procesin e vazhdimit të njohjeve për pavarësinë e Kosovës, u shpreh kryeministri.