Australia me kampe për azilantët

Australia ka rihapur gjithashtu një kamp përqendrimi në det të hapur, në Nauru, teksa ka rikthyer një politikë të diskutueshme, të cilës i dha fund 4 vite më parë. Qeveria vendosi të rikrijonte kampet në det të hapur në gusht, pas dhënies fund të politikës së njohur “Zgjidhja Paqësore” në vitin 2008.
Kjo lëvizje, e rekomanduar nga një panel ekspertësh, erdhi si kundërpërgjigje e rritjes së jashtëzakonshme të numrit të azilkërkuesve, që vijnë me varka. Qeveria shtoi se kampet e përqendrimit synojnë të frenojnë njerëzit për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme nëpër detet e Australisë.
Disa varka janë mbytur apo kanë rrezikuar të mbyten gjatë muajve të fundit, teksa lundronin nga Indonezia drejt territorit australian, Christmas Island.
Megjithatë, kritikët thonë se kjo politikë është aspak humane dhe ofron mbështetje të pamjaftueshme për të drejtat njerëzorë e ligjore të azilkërkuesve, që mbahen në këto kampe.