mimet e naftes kercenim per ekonomine

Çmimet e larta të nartës dhe rritja e mundshme gjatë vitit përbëjnë rrezikun më të madh për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore në vitin 2011, të paktën sipas Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Në lajmin e raportuar nga BBC gjatë drekës, informohej se gjatë vitit të shkuar importi i naftës dhe gazit ka kushtuar 30% më shtrenjtë se 2008-ta. Për vendet e zhvilluara kjo përkthehet me një ulje prej 0,5% në rritjen e tyre.
”Nëse çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet, do të prekë gjithçka, duke nisur nga bilanci tregtar, deri tek shpenzimet familjare”, deklaroi Fatih Birol, drejtuesi i Agjensisë.
Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) është shprehur e pashqetësuar për nivelin aktual të çmimeve dhe ka bërë me dije se nuk do të rrisë së shpejti nivelin e prodhimit.